Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka gati prefektin e ri të Shkodrës. Ai ka prezantuar prefektin i cili është Valdrin Pjetri. Kujtojmë se Shkodra ka marrë goditje të forta nga krimi dhe këto ndryshime vijne pas vrasjes mafioze të dy vëllezerve Bilali.
“Siguria dhe rendi kanë marrë goditje të forta nga krimi në Shkodër. Ne jemi këtu me angazhimin më të madh për të dhënë sigurinë maksimale qytetarëve”, deklaroi Lleshaj.
Ministri i Brendshëm ka kërkuar mbështetjen e qytetarve, nga të cilët kërkon bashkëpunim, pavaresisht se policia duhet të angazhohet maksimalisht në parandalimin e krimeve, dhe jo pasi ato ndodhin.
“Ftoj qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë për të goditur krimin e organizuar”, tha Lleshaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/