FOTO/Luana tërhiqet nga skena dhe muzika: 12 vite pa ndalim… kam nevojë...

FOTO/Luana tërhiqet nga skena dhe muzika: 12 vite pa ndalim… kam nevojë të pushoj

602
0
Shares

Luana Vjollca ka vendosur t’iu punojë një rreng fansave të saj, dhe mesa duket ata vërtet nuk e kanë kuptuar lojën e saj.

Kam vendosur të tërhiqem për ca kohë… 12 vite pa ndalim… Kam nevojë të pushoj. Do më marri malli shumë për dashurinë tuaj”, njoftoi këngëtarja përmes një postimi në Insta Story dhe menjëherë vërshuan komentet.

Por e gjithë kjo gjë ka qenë një lojë që Luana ka bërë për 1 prillin që njihet dhe si “Dita e gënjeshtrave”.

Ajo në të vërtetë nuk do të tërhiqet nga skena dhe muzika dhe e bëri të ditur për fansat një orë më pas. E gjithë kjo lojë ishte një ide e shoqes së saj por Luana shkruan se është pafundësisht e lumtur për dashurinë që kanë fansat për të.

“Mesazhet tuaja si kjo ma shkrin zemrën komplet!! Kështu që po ju tregoj që as nuk e kam mend të ndalem. Jam e bekuar që ju kam!!! Ideja për këtë ishte e Blerina Rugovës. Gëzuar 1 Prillin. Hajde se duhen ndonjëherë gënjeshtra të tilla të më kujtoni sa shumë dashuri kam. Nuk heq dorë kurrë sa t’iu kem ju…për ju! Me ju gjithmonë”, shtoi ajo në një tjetër Insta Sory.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY