Policia gjen autorët e zjarreve, masë për kryeplakun dhe inxhinierin

Policia gjen autorët e zjarreve, masë për kryeplakun dhe inxhinierin

113
0
Shares
Ilustruese

Policia e Elbasanit ka proceduar penalisht autorin e zjarrvënies së qëllimshme në pyje dhe kullota. Sipas policisë, janë proceduar në gjendje të lirë, 64-vjeçari me iniciale A.B, banues në Librazhd, ndërsa shtetasi F.M 63 vjeç dhe shtetasi R.Ç 37-vjeç për shpërdorim detyre.

Sipas policisë, 64-vjeçari A.B është proceduar si autor i djegies së një sipërfaqe të konsiderueshme kullote, ndërsa dy shtetasit e tjerë për faktin që nuk marrë masa për parandalimin e vënies së zjarrit.

Strukturat e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan të angazhuara për vënien para përgjegjësë ligjore të autorëve të zjarrvënies me qëllim apo nga pakujdesia në pyje dhe kullota. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd , evidentuan dhe filluan proçedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin : A.B., 64 vjeç, banues Funares, Librazhd. Proçedimi ndaj tij filloi pasi në fshatin e Funarës, në vendin e quajtur ” Bishti i Dheut” dyshohet se i ka vënë zjarrin, dhe si pasojë është djegur sipërfaqe e kosiderueshme kullotë. Gjithashtu janë proçeduar penalisht për shpërdorim detyre, pasi nuk kanë marrë masa për parandalimin e vënies së zjarrit shtetasit : F.M., 63 vjeç ( kryeplak i fshatit) dhe R.Ç., 37 vjeç ( inxhinier i pyjores). Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.”-njofton policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY