Një ngjarje rëndë e ndodhur pasditen e djeshme në lagjen “Kryengritja e Fierit” ka tronditur opinionin publik. Fredi Ruko 52 vjeç ka rrahur , ka zhveshur e më pas ka hedhur nga kati i katërt i dritares tualetit bashkëshorten e tij Liljanën, 43 vjeçe. Çifti kishte 2 fëmijë.
Paraditja e sotme në pallatin ku ndodhi ngjarja ka qenë e qetë. Dera ka qenë e mbyllur. Një grua e cila banon në hyrjen tjetër të pallatit, dëshmitare okulare e ngjarjes tregon se çdo gjë ndodhi shumë shpejt, e tmerrshme, burri e kish zhveshur dhe e mbante me koke poshtë në dritaren e banjës.
Një qytetar, taksist që e ka pasur klient autorin e ngjarjes tregon se e njihte atë dhe kishte vite që jetonte në Greqi e Gjermani. Fliste me pasion për Gjermaninë. E kish takuar tre orë para se të kryente ngjarjen, ishte shumë i nervozuar, pohon taksisti.
Para grupit hetimor Fredi Ruko ka pranuar vrasjen e bashkëshortes së vet duke thënë se për xhelozi e rraha, zhvesha dhe e hodha nga dritarja e banjës.
Trupi i viktimës është marrë nga familjarët e saj. Në orën 12:00 është edhe zhvilluar ceremonia mortore në varrezat e qytetit. alb365.com
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/