Eksplozivi në mes të rrugës në Vlorë, ironizon Paloka: Të kemi frikë...

Eksplozivi në mes të rrugës në Vlorë, ironizon Paloka: Të kemi frikë apo jo?

154
0
Shares

Më herët u njoftua për një pako që u gjet në mesin e rrugës “10 Korriku” në qytetin e Vlorës për të cilën dyshohet se ka brenda një bombë me telekomandë.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar ish nënkryetari i PD, Edi Paloka i cili në një postim në rrjetet sociale ka ironizuar ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.

“Pritet të shkoj Lleshi në Vlorë e të deklarojë që vlonjatet nuk duhet të kenë frikë nga tritoli…apo duhet?”, shkruan Paloka.

Kujtojmë se dje, ministri Sandër Lleshaj u shpreh se qytetarët nuk kanë pse të ndihen të sigurtë, më pas u desh ndërhyrja e Ardi Veliut që të rregullohej situata. 

Nga ana tjeter, policia ka nisur kontrollet në qytetin e Elbasanit. Në të gjitha kryqëzimet dhe akset rrugore të Elbasanit si dhe nëpër lagjet kryesore të këtij qyteti ka patrullime të forcave Shqiponja dhe të forcave ‘Renea’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY