Një shtetas 37 vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka dhunuar babain e tij 67 vjeç. Në pranga përfundoi Shkëlzen Rexhepi, banues në Pishkash të Përrenjasit. Mësohet se prindërit nuk i dhanë para djalit të tyre 37 vjecar dhe si rrjedhojë ai dhunoi të atin.
“Ky shtetas, u arrestua nga efektivët e policisë , pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta në banesë dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit D.R, 67 vjeç”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/