FOTO/Kryemadhi viziton fermën në Seman: Duhen mbështetur fermerët dhe blegtorët

FOTO/Kryemadhi viziton fermën në Seman: Duhen mbështetur fermerët dhe blegtorët

95
0
Shares

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi vizitoi dhe fermën e mbarështimit të bagëtive të Robert Selimit, teksa ndodhej në Seman të Fierit.

Atje, Kryemadhi u njoh nga afër me problematikat e shumta që hasin sot fermerët dhe blegtorët për shkak të mungesës së subvencioneve. Kryetarja e LSI-së, tha se ashtu siç kjo qeveri ka harruar të gjithë shqiptarët, ka harruar dhe blegtorët dhe fermerët.

Kryetarja e LSI-se tha, ndër të tjera,  se është e domosdoshme vendosja dorë dhe dhënia e mbështetjes për blegtorët dhe fermerët, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të zhvilluar bujqësinë dhe blegtorinë në Shqipëri.

“Mendoj që shqiptarët kanë nevojë për qumështin organik sesa për qumështin pluhur. Mendoj që shqiptarët kanë nevojë për bulmetrat organik sesa për bulmetra sintetik. Ajo që mendojmë ne dhe që është e domosdoshme është vendosja dorë mbi blegtorët dhe mbi fermerët sepse vetëm në këtë mënyrë ne do të krijojmë mundësi dhe do tu krijojmë shanse për të zhvilluar bujqësinë, për të zhvilluar blegtorinë dhe për të zhvilluar akoma më shumë edhe industrinë agro-përpunuese, e cila është e domosdoshme në Shqipëri.”,-u shpreh kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY