Paloka ironizon: Kryelleshi lëviz ilegalisht me avion, ka një vit që nuk...

Paloka ironizon: Kryelleshi lëviz ilegalisht me avion, ka një vit që nuk e pret asnjë zyrtaruc

90
0
Shares

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka ironizuar deklaratat e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe qëndrimet e tij pas raportit të DASH, si dhe kërkesës së Holandës për kthimin e vizave në Shqipëri.

Në një status në rrjetet sociale, Paloka ironizon edhe qëndrimin e Ramës, për të cilin thotë se lëviz ilegalisht me avion dhe prej gati një viti nuk e pret asnjë zyrtar nga kancelaritë perëndimore.

REAGIMI I PALOKES

Lleshin e therrasin ne France qe te firmose per kthimin e emigranteve , kthehet ne Tirane e deklaron se “Franca mbeshtet integrimin e Shqiperise”
Vjen ministri hollandez per ti bere te qarte se Parlamenti i Hollandes eshte gati te riktheje vizat me Shqiperine ne se nuk kontrollohet eksportimi i krimit nga Shqiperia drejt Hollandes, po Lleshi deklaron se Hollanda eshte kunder dorzimit te mandateve nga opozita.

Departamenti Amerikan i Shtetit deklaron se Shqiperia eshte kthyer ne qender operacionale te krimit qe pastaj vepron ne Evrope e deri ne SHBA, del Lleshi i ministrise se jashtme qe “merret me punet e brendeshme per jashte…!!!” dhe deklaron se raporti tregon forcimin e bashkepunimit me SHBA.

Perfaqesuesi i CDU , duke analizuar dhe raportin e DASH, deklaron se qeveria Rama perben problem per nderkombetaret.
Por pastaj del dhe kryelleshi qe deklaron se ne qenkemi te paafte te kuptojme , megjithese kryelleshin , qe leviz ilegalisht me avion nga nje vend ne tjetrin, ka gati nje vit qe nuk e pret as edhe nje zyrtaruc nga kancelarite perendimore…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY