Liljana Rukaj, e cila një ditë më parë u hodh nga bashkëshorti i saj nga kati i katërt i apartamentit dhe për pasojë humbi jetën, kishte kërkuar urdhër mbrojtje në gjykatë disa ditë më parë.
E ndjera i është drejtuar fillimisht Policisë së Fierit ku ka denoncuar se dhunohej nga bashkëshorti, Ferdinand Rukaj, ndërsa më pas edhe Gjykatës ku ka kërkuar divorcin.
Edhe të afërmit e autorit kanë pranuar se ai ishte i dhunshëm dhe për këtë shkak, marrëdhënie mes çiftit ishte në krizë dhe në prag ndarje.
Ndërkaq, 42-vjeçarja Liljana Rukaj, është sot përcjellë për në banesën.
Një ditë më parë, nëna e dy fëmijëve është hedhur nga dritarja e tualetit të katit të katërt të apartamentit ku banonte, nga bashkëshorti i saj Ferdinand Rukaj, i cili ka pranuar në polici autorësinë e krimit të kryer.
Ndërkohë, në lajmërimin e vdekjes, mbiemri Rukaj i Liljanës nuk ishte më. Familja e të ndjerës kishte ndërruar mbiemrin e duke vendosur atë të vajzërisë, Zhezha.
Fqinjët e çiftit Rukaj nuk pranojnë të flasin për ngjarje, duke iu shmangur kontakteve me median, por dy gra kanë qenë dëshmitare të krimit, kur Ferdinand Rukaj hodhi nga dritarja bashkëshorten e tij, Liljana Rukaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/