Zjarr në një tjetër nënstacion elektrik, 1500 abonentë pa energji

Zjarr në një tjetër nënstacion elektrik, 1500 abonentë pa energji

124
0
Shares

Një tjetër nënstacion është djegur. Mësohet se eshte perfshire nga flakët nënstacioni elektrik në Njësinë Administrative Krahës në Qesarat.

Burimet bëjnë me dije se shkak është bërë një shkëndijë, që ka sjellë më pas përfshirjen nga flakët dhe djegien totale.

Bëhet fjalë për djegien e transformatorit dhe tre fidrave që furnizojnë 1500 abonentë në Qesarat.

Per pasoje komplet zona do të jetë 24 orë pa furnizim me energji. Mendohet që nesër pasdite të bëhet ndërrimi i transformatorit. Specialistët e OSHEE ndodhen në terren.

Kujtojmë se një ditë më parë, një zjarr tjetër përfshiu dhe nënstacionin elektrik në fshatin Zallë të Fushë-Krujës,  i cili furnizon me energji rreth 80 mijë familje në Fushë-Krujë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY