Kryemadhi: Zgjedhjet e parakohshme janë afër, të ndizen motorët e fushatës

Kryemadhi: Zgjedhjet e parakohshme janë afër, të ndizen motorët e fushatës

81
0
Shares

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe ish deputeti Vangjel Tavo zhvilluan sot nje takim organizativ me strukturat e LSI-së në Tepelenë. Në ketë takim u zgjodh dhe Kryetari i LSI, Tepelenë ekonomisti Sefer Kanushi.

Gjate fjalës se saj, Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha se zgjedhjet e parakohshme janë afër dhe se tashmë duhet të ndizen motorët e fushatës.
Kryemadhi tha se LSI forcën reale e ka tek njerëzit, jo tek emrat e përveçëm. Duke folur për situatën aktuale, Kryetarja e LSI Kryemadhi tha: Gjendja ekonomike e vendit është e mjerë. Taksat rriten, ndërsa të ardhurat për familjen shqiptare ulen”.

“Duhet të ndalojmë eksodin e shqiptarëve”, tha Kryetarja e LSI e cila theksoi se Papunësia është rritur për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit qeveritar. “LSI është parti e fjalës së mbajtur. Duhet të punojmë që shqiptarët të bëjnë Shqipërinë shtëpinë e tyre. Fermerët dhe blegtorët janë në qendër të programit të LSI. Rinia duhet të gjenerojë energji në Shqipëri, jo të marrë rrugët e emigrimit”, theksoi Kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY