Vrasjet në Shkodër, ish- deputeti i PD-së: Policia e Lleshit është kthyer...

Vrasjet në Shkodër, ish- deputeti i PD-së: Policia e Lleshit është kthyer si agjenci funerale

68
0
Shares

Ish- deputeti i PD-së, Xhemal Gjunkshi reagon për vrasjen e dy vëllezërve Brahimaj sot në Shkodër.

Ai shkruan se policia e kapter Lleshit është kthyer si agjenci funerale.

Reagimi i ish-deputetit:

Mëngjesi zbardh me tritol , darka ngryset nën breshëritë e kallashit…!

Ku po shkon Shqipëria ?!

Ku është policia ?

Cili është roli i policisë ?

A duhet që policia të mbrojë jetën dhe pronën e qytetarëve ?

A duhet që policia të parandalojë ngjarjet kriminale apo të qëndrojë si “notere” e mafias dhe vrasësve me pagesë… !

Sot policia e kapterr Lleshit është kthyer në agjenci funerale , që vetëm vendos shenja vend ngjarjesh ,  dhe nuk ndjek autorët.

Vetëm në 7 muaj  janë 11 viktima dhe asnjë autor prapa hekurave , atëherë policia , në mos qoftë e përdorur nga mafia dhe grupet kriminale , është totalisht  e pa aftë .

Vlora në duart e krimit dhe të bandave të drogës , Fieri në duart e bandave të drogës , Elbasani nën tutelën e bandave të krimit të organizuar dhe narkotrafikantëve të lidhur me Qazimin, në Tiranë vrasje mafioze si në Palermo, droga të forta dhe njerëz të lidhur me qeverinë , Durrësi nën këmbët e bandës së Gjushit e Niçes , Kruja nën tutelën e bandave më të rrezikshme të Ballkanit të lidhura me pushtetin, Lezha e Shkodra si në ËILD ËEST, Bulqiza nën dhunën e bandave të kromit, Dibra në ditët më të zeza, ku drejtojnë rrugaçët , zyrat janë mbushur me injorantë, analfabete me diploma fallco, nën urdhrat e krimit të organizuar.

Kudo krim, vrasje, tritol, terror, pasiguri … !

Qytetarët në panik , dhe pa asnjë shpresë.

Policia si agjenci funerale,  arreston protestues, ndërsa kriminelët dhe autorët   e vrasjeve gjezdisin lokaleve luksoze të Tiranës .

Kjo është narko/policia e kapterr Lleshit, në shërbim të kupolës kriminale të qeverisë së Rilindjes .

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY