Vrasjet në Shkodër, mesazhi i Arqipeshkvit: “Disa pranojnë plumbin kokës dhe…”

Vrasjet në Shkodër, mesazhi i Arqipeshkvit: “Disa pranojnë plumbin kokës dhe…”

135
0
Shares

Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult Angelo Massafra ka komentuar ngjarjet e rënda të ndodhura në Shkodër, vrasjen e Ferdinand Polias dhe të dy vëllezërve Bilali një ditë më parë, gjatë meshës së shenjtë në katedralen “Shën Shtjefni” për 200-vjetorin e lindjes së arbëreshit Andon Santori.

Arqipeshkevi Massafra solli historinë e një babai që kishte dy djem ku njëri nga djemtë e braktis babain për shkak se nuk i siguron pasuri. Arqipeshkvi u shpreh se fëmijët e sotshëm nuk dinë të kërkojnë falje dhe të kuptojnë gabimet e tyre duke sjellë më pas veprime që i çojnë drejt sjelljeve negative si droga apo krimet. Arqipeshkvi bëri thirrje që të rinjtë të kuptojnë gabimet e tyre sepse në momentin kur kupton gabimin aty nis shpëtimi për gjithsecilin.

“Vetëm si shkak i krenarisë që kemi kur gabojmë disa pranojnë që t’i fusin plumb kokës dhe të mos tërhiqen edhe kur e dinë se janë gabim. Kjo nuk është gjëja e duhur”, deklaroi Massafra. Po ashtu bëri thirrje që të gjithë të mos i bëjnë keq të tjerëve dhe të falin si e vetmja mënyrë për të shkuar pranë Zotit në parajsë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY