I vranë të atin dhe xhaxhanë, Astmer Bilali kërkon disa orë liri...

I vranë të atin dhe xhaxhanë, Astmer Bilali kërkon disa orë liri për në varrim

177
0
Shares

Astmer Bilali i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” pritet ti jepet lejë për disa orë nga prokuroria me qëllim që ai të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait dhe xhaxhait të tij, që pritet të zhvillohet ditën e sotme. Avokatët e tij kanë paraqitur një kërkesë në prokurori për të marë disa orë lejë.

Ish-kampioni i boksit Bilali akuzohet nga prokuroria e Krimeve të Rënda për pjesëmarrje në grup kriminal dhe “Përcaktim të rezultateve në garat sportive”. Safet Bajri, një i dënuar me 9 vjet heqje lirie në Belgjikë për disa krime të rënda në këtë shtet, rezulton të jetë krahu i djathtë i kapobandës Behar Bajri.

Vëllezërit Brahim Bilali dhe Astrit Bilali  u vranw ditën e djeshme në vendin e quajtur “Zooteknika”në lagjen “Guerrile” në Shkodër.

Ata kanë qenë duke rregulluar një portë të re hyrëse në oborrin e shtëpisë kur është afruar ekzekutori (et) dhe i ka qëlluar.

Makina që autorët kanë përdorur gjatë atentatit dyshohet të ketë qenë e vjedhur dhe me targa fallso.

Policia e Shkodrës njofton e ka shoqëruar mbi 20 persona dhe po vijon procesi i marrjes në pyetje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY