Gruaja sjell në jetë binjakët me baballarë të ndryshëm, zbulohet tradhëtia

Gruaja sjell në jetë binjakët me baballarë të ndryshëm, zbulohet tradhëtia

120
0
Shares

Një histori e pazakontë i ka ndodhur një gruaje e cila solli në jetë dy binjakë.

Gruaja ka lindur binjakë, por me baballarë të ndryshëm. Sipas gazetës “Strait Herald”, gruan e nxorri zbuluar testi i  AND-së kur duhet të regjistronin fëmijët  në stacionin e policisë. Ngjarja ka ndodhur në Kinë, ku mediat vendase shkruajnë se burri mendonte se njëri prej djemve nuk i ngjante atij.

Testi i ADN-së e zbuloi këtë fakt dhe gruaja u detyrua të pranonte se kishte tradhëtuar burrin gjatë një nate. Burri mbeti i tronditur kur pa rezultatet dhe mësoi se njëri prej fëmijëve nuk kishte lidhje gjaku me të.

Gruaja fillimisht mohoi që të kishte tradhëtuar dhe akuzoi burrin se kishte falsifikuar rezultatet. Më pas, ajo i pranoi bashkeshortit se e kishte tradhëtuar. Gruaja tha se kishte kaluar natën me një djalë tjetër, me të cilin nuk kishte lidhje konstante. Burri tha se është i lumtur që të rrisë fëmijën e tij, por jo të dikujt tjetër.

Binjakët që lindin me baballarë të ndryshëm është një fenomen jashtëzakonisht i rrallë. Kjo ndodh kur gruaja kryen marrëdhënie me dy burra të ndryshëm brenda një dite para ose pas ovulacionit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY