Zbulohet identiteti i punonjësit që humbi jetën në stadiumin ‘Arena Kombëtare’

Zbulohet identiteti i punonjësit që humbi jetën në stadiumin ‘Arena Kombëtare’

123
0
Shares

bardhet identitetit i personit që humbi jetën paraditen e sotme në garazhin e  stadiumit  ‘Arena Kombëtare’ .

Ai është 40-vjeçari Naim Idrizi, i cili dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore për ndihmë mjekësore në spital.

Më herët ngjarjen e  bëri publike ish-kryeministri Berisha, pasi në celularin e tij kishte mbërritur një denoncim nga një punonjës i stadiumit.

Qytetari dixhital shprehej se ngjarja është mbajtur e fshehtë nga policia, pasi në momentin që punonjësi ka rënë në garazhet e stadiumit “Arena Kombëtare”, të gjithë punonjësit janë nxjerrë jashtë.

Ndërkaq , Fax News u interesua në spitalit e Traumës, ku iu konfirmua se 40-vjeçari ka humbur jetën pasi kishte rënë nga lartësia.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Gjatë paradites të sotme shtetasi N. I., 40 vjeç duke punuar në ambientet e një stadiumi aksidentalisht dyshohet të ketë rënë nga lartësia dhe është transportuar në gjëndje të rëndë shëndetësore për ndihmë mjekësore në spital.

Disa orë më vonë shtetasi N. I., ndërroi jetë në spital si pasojë e dëmtimeve të marra.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY