Zjarret në vend, policia proçedon penalisht 3 persona

Zjarret në vend, policia proçedon penalisht 3 persona

77
0
Shares
foto ilustuese

Dy adoleshentë dhe një i rritur dyshohet se janë autorët e zjarrvënies në zonën e Matit dhe të Bulqizës.

Policia në një njoftim sqaron se në Bulqizë e Burrel evidentohen dhe procedohen penalisht tre shtetas për zjarret në pyje.

“S.T, dhe A.S, 17 dhe 16 vjeç, banues në Burrel në  zonën e Kongrazhdit, Njësia Administrative  Komsi,  Bashkia Mat,  në bashkëpunim me njëri- tjetrin, nga pakujdesia  duke djegur ferra e mbeturina, zjarri ka dalë  nga kontrolli si pasojë e erës së fortë duke përfshirë  dhe djegur sipërfaqe të konsiderueshme  pyjore.

Po ashtu shtetasi H.Z, 43 vjeç, banues në  Bulqizë nga pakujdesia duke  djegur mbeturinat në fund të kopshtit të tij,  zjarri ka dalë nga kontrolli nga era duke u përhapur me shpejtësi në sipërfaqe të pyllit anës  rrugës nacionale Fushë Bulqizë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Dibër, e Mat, për veprat  penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”; “Shkatërrim nga pakujdesia i pyjeve”.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë banorët dhe sidomos për blektorët, që të tregojnë kujdes për mos shkaktuar zjarrvënie  në pyje dhe kullota, si dhe të marrin masa të plota edhe në ato raste kur kryejnë pastrime me djegie  në tokën e tyre buqësore apo në territorin e banesave të tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY