Raporti i DASH/ Salianji: Propaganda e Ramës nuk mund ta fshehë trafikun...

Raporti i DASH/ Salianji: Propaganda e Ramës nuk mund ta fshehë trafikun e drogës në Shqipëri

86
0
Shares

Raporti i DASH i cili thoshte se “Shqipëria është burim në rritje për kokainën dhe heroinën” ka sjellë reagime te shumta.

Lidhur me kvtë raport qe ka nxire shqiperine ka reaguar edhe ish-deputeti demokrat Ervin Salianji.

Ai shprehet se propaganda e Edi Ramës nëpërmjet relativizimit të së keqes nuk mund të fshehë dot të vërtetën e thënë për herë të parë në raportin e Departamentit të Shtetit se “Shqipëria është burim në rritje për kokainën dhe heroinën”.

DEKLARATË E ERVIN SALIANJIT

Edi Rama bëri sot një lojë të rrezikshme propagandistike nëpërmjet Ministrit të Jashtëm në detyrë, duke u përpjekur të zbehë konstatimin alarmant të  Departamentit Amerikan të Shtetit se Shqipëria është burim në rritje për kokainën dhe heroinën.

Realiteti që Edi Rama kërkon ta shesë si normalitet nuk mund të mbulohet me propagandën e neveritshme që synon të bëjë shqiptarët për budallenj.

Fjalia e parë e raportit të Departamentit të Shtetit se “Shqipëria është burim në rritje për kokainën dhe heroinën”, është përfshirë për hërë të parë këtë vit në raport. Kushdo që e krahason me raportin 2018 do ta konstatojë këtë. I bëj thirrje mediave t’u tregojnë shqiptarëve krahasimin mes dy raporteve për të mos lejuar që Edi Rama me lodrat e tij në qeveri, të mos paraqesin situatën si një normalitet, ku nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Prej të paktën dy vjetësh, Partia Demokratike ka paralajmëruar se pas kanabisit, rradhën e ka kokaina dhe heroina. Bashkëpunimi dhe mbrojtja nga qeveria, i ka dhënë mundësi krimit të organizuar dhe grupeve të strukturuara kriminale që të forcohen, duke kthyer Shqipërinë na bazë operacionale për organizatat e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine.

Ka kaluar një vit nga kapja e më shumë se gjysëm toni kokainë në Durrës dhe akoma nuk është zbuluar grupi i strukturuar që qëndron mbrapa një personi të kapur dhe kush ka dalë garant për sigurinë e tij në Shqipëri.

Propaganda e Edi Ramës nuk mund të mbulojë gjetjet kryesore të raportit të Departamentit të Shtetit:

1.     Shqipëria është shndërruar në një vend transiti në rritje për kokainën dhe heroinën, që komandohet gjerësisht nga elementë të krimit të organizuar
2.     Droga e sekuestruar dhe arrestimet janë rezultate nga bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë dhe presioni në rritje ndërkombëtar.
3.     Evidentohet ndërtimi i laboratorëve të përpunimit të kokainës dhe të heroinës në Shqipërinë qendrore dhe veriore.
4.     Korrupsioni i përhapur gjerësisht, në çdo nivel të qeverisjes kufizon efektivitetin e luftës ndaj drogës dhe ushqen një mjedis ku trafikantët e drogës kanë gjerësisht mundësinë të veprojnë pa u ndëshkuar.
5.     Shqipëria evidentohet si bazë për veprimtarinë e organizatave kriminale që veprojnë në SHBA, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut.
6.     Qeveria e Shqipërisë nuk ka bërë një progres domethënës lidhur me parandalimin e pastrimit të parave dhe krimeve financiare.

 

Ky është një konstatim i ri në raportin e Departamentit të Shtetit, sepse krimi i organizuar ndërkombëtar ka gjetur në Shqipëri partnerin e duhur.

Ai quhet Edi Rama, personi përgjegjës, që ka shndërruar Shqipërinë në narkodemokraci. Partia Demokratike dhe opozita është e vendosur të mos e pranojë këtë standard për qytetarët e saj dhe bashkë me qytetarët do ta ndryshojmë këtë realitet!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY