EMRAT/Grabitën pronarin e Exchange në Tiranë, kapen 3 persona

EMRAT/Grabitën pronarin e Exchange në Tiranë, kapen 3 persona

165
0
Shares

Policia e Tiranës arreston edhe tre persona të tjerë, bashkëpunëtorë në sulmin me qëllim grabitjen e pronarit të një Exchange, në Tiranë, shtetasit A. Sh në rrugën e “Barikadave”, i cili ishte drejtuar bankës për të depozituar një çantë me para.

Policia mundi të arrestonte dje një prej autorëve, kurse një tjetër arriti të largohej bashkë me paratë. komisariati i Policisë Nr.1 ngriti një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë të përfshirë në vjedhjen me dhunë ndaj shtetasit A. Sh.

Pas një pune intesive hetimore (krahas shtetasit Edvin Fata., 35 vjeç të kapur dhe të arrestuar që në momentin e vjedhjes falë ndërhyrjes në kohë të patrullës së Policisë Rrugore) u arrestuan dhe tre bashkëpunëtorët e tjerë, shtetasit: Ervis Berisha 37 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Vjedhje”); Blenard Hoxha, 27 vjeç, banues në Tiranë; Xhoni Dido 23 vjeç banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Vjedhje”).

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin paraditen e djeshme në rrugën e “Barrikadave” i kanë vjedhur me dhunë shtetasit A. Sh., një shumë lekësh të cilën ky shtetas e posedonte.

Nga veprimet proceduriale të kryera, në bashkëpunim me strukturat e Komisarisatit të Policisë Nr.3 dhe strukturat e tjera policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë rezulton se këta shtetas janë dhe autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më 07 janar 2019, në rrugën “Mine Peza”, ku dy persona të paidentifikuar, i kanë vjedhur me dhunë çantën shtetasit B. Sh., (roje pranë një pike këmbimi valutor).

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe sendet e përdorura nga këta shtetas gjatë vjedhjeve: Motorr skuter; kokore; tub metalik; thikë dhe doreza plastike; doreza dhe veshje të përdorura nga autorët; tre aparate celular dhe automjet.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale ‘’ Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim’’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY