VIDEO/Punonjësi i bashkisë i thyen telefonin qytetarit, Nikolla ndërhyn: Qetësohu zemër

VIDEO/Punonjësi i bashkisë i thyen telefonin qytetarit, Nikolla ndërhyn: Qetësohu zemër

194
0
Shares

Një incident që mund të mos shfaqej kurrë,  ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e Kurbneshit në Mirditë, ku ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe deputetja e PS, Lindita Nikolla, kishin mbërritur për një takim me banorët.

Paralel me ta, një grup banorësh ishin mbledhur për të protestuar kundër ndërtimit të një hec-i, për të cilin thonë se rrezikon të lërë pa ujë të pijshëm fshatin Lufaj.

Kur njëri prej tyre nxorri telefonin për të filmuar, u dhunua nga një prej zyrtarëve të bashkisë. Zyrtari shihet teksa i merr telefonin nga dora banorit dhe ia përplas në tokë, për të vijuar më pas me kërcënime. Nikolla ndërhyri duke u përpjekur të qetësojë situatën, por pa sukses.

Në videon e publikuar nga ‘Fax News’, dëgjohet se si zyrtari i bashkisë dhe kryebashkiaku Deda shprehen të irrituar përse po filmoheshin nga qytetari, a thua se nuk janë funksionarë publikë.

Mësohet gjithashtu se aktiviteti i Ballukut dhe Nikollës është xhiruar nga regjia e ‘Edi Rama Tv’, ndërsa gazetarët lokalë nuk janë lejuar të filmojnë, ndërsa transmetimi i saj pritet të jepet sot.

Banorët e Kurbneshit të njësisë administrative Selitë, pak ditë më parë protestuan kundër ndërtimit të HEC-ve në lumin Uraka, si e vetmja pasuri që i ka mbetur zonës së Kurbneshit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY