Nesër ndryshohet ora, akrepat shkojnë 60 minuta përpara

Nesër ndryshohet ora, akrepat shkojnë 60 minuta përpara

183
0
Shares

Nesër ndyshohet ora. 31 mars është dita e fundit e muajit mars dhe kur ora të jetë 2:00 pas mesnate, akrepat e orës do shkojnë 60 minuta para, duke shënuar kështu orën verore.

Pikërisht, ora verore do sjellë një ditë më të gjatë dhe natë më të shkurtër. Ndryshimi i orës ndodh dy herë në vit, në muajin mars dhe në fund të tetorit.

Më herët, Parlamenti Evropian po diskutonte heqjen e ndërrimit të orës dhe për këtë gjë është votuar.

Sipas vendimit të marrë, më 2021 ndërpritet lëvizja e treguesve të orës, që ndodhte me dekada dy herë në vit, të dielën e fundit të muajve mars e tetor.

Vendet të cilat planifikojnë që të mbesin përgjithmonë në llogaritjen verore të kohës duhet të lëvizin treguesit e orës për herë të fundit në mars të vitit 2021, ndërsa ata që zgjedhin llogaritjen dimërore të kohës do të kurdisin treguesit e orës për herë të fundit në tetor të vitit 2021.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY