Teksa ish-ministri ndodhet në mes të një procesi gjyqësor, jeta e tij familjare duket të jetë shumë pozitive.
Së fundmi, mësohet se gruaja e ish-ministrit te Brendshem, Saimir Tahiri eshte në javët e fundit të shtatzënisë. Burime për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” na kanë thënë se bashkëshortja e ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri, është shtatzënë dhe në javët e fundit të saj.
Familja Tahiri së shpejti do të rritet me djalin e dytë që do të sjellë në jetë Fatlinda Berisha. Edhe pse janë munduar ta mbajnë të fshehtë për një kohë të gjatë dhe bashkëshortja e ish-ministrit nuk ka dalë shpesh në fokusin e kamerave, ky lajm i bukur s’kishte se si të shpëtonte për mediat.
Ardhja në jetë e një fëmije është lajmi më i bukur dhe më i veçantë për një familje. Kujtojmë këtu që shumë nga personazhet e njohur mundohen që jetën e tyre private ta mbajnë të fshehtë dhe sidomos larg vëmendjes së mediave.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/