FOTO/Kush janë viktimat e atentatit në Shkodër, dyshohet për luftë mes bandave

FOTO/Kush janë viktimat e atentatit në Shkodër, dyshohet për luftë mes bandave

320
0
Shares

Një tjetër krim trondit qytetin e Shkodrës, ku vetëm disa ditë më parë ndodhi vrasja e fundit ndaj një tjetër personi ku policia ende nuk ka kapur autorin e dyshuar.

Viktima të atentatit të sotëm ishin dy vëllezër të ciët u qëlluan për vdekje sapo dolën nga banesa e tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen Kiras. Mësohet se personat e vrarë janë Astrit Bilali dhe Ibrahim Bilali, ku njëri ishte babai i ish-boksierit të Vllaznisë, Asmer Bilali, i arrestuar gjatë aksionit për goditjen e grupit Bajri gjatë shtatorit të vitit të kaluar, ndërkohë që grupi kundërshtar i tyre janë Licajt. Dyshohet që pikërisht lufta mes këtyre bandave të këtë sjellë viktimat e radhës.

Sipas Report Tv, Astrit Bilali ishte një biznesmen i njohur në qytetin e Shkodrës. Kishte në pronësi të tij një resort hipizmi, pasion të cilin ja ka trasëguar edhe djalit të tij, Astmer Bilali.Ndërkohë edhe Ibrahim Bilali është ish-kampion i hipizmit.

Asmer Bilali ish boksier i Vllaznisë, ra në qendër të mediave kohë më parë kur mbeti i vrarë në një atentat shoku i tij Arjan Ferracaku teksa kalëronte pikërisht në resortin e Astrit Bilalit. Në ngjarjen e rëndë, Asmer Bilali ndodhej me Ferracakun kur ai mbeti i vdekur nga plumbat në distancë, dhe u dyshuar se ishte pikërisht Bilali shënjestra e autorëve që ngatërruan objektiv. Të dy ishin duke kalëruar në resortin e hipizmit në pronësi të babait të Astmerit, sot i ekzekutuar në qendër të Shkodrës bashkë me vëllain e tij.

Vëllezërit Bilali janë vrarë teksa kanë qenë pranë derës së banesës së tyre në lagjen Kiras. Nga ana tjetër raportohet se autorët e dyshuar kanë braktisur mjetin e tyre në afërsi të banesës së fisit Licaj,  duke i vënë zjarrin.

Majtas: Astrit Bilali
Djathtas: Ibrahim Bilali

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY