Raporti i DASH, ish deputeti ironizon Ramën: “Pas Eurokadrinjve tani radhën e...

Raporti i DASH, ish deputeti ironizon Ramën: “Pas Eurokadrinjve tani radhën e ka DASH Kadriu”

81
0
Shares

Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit ka nxirë edhe njëherë qeverisjen Ramës, duke e etiketuar si një qeverisje të korruptuar në të gjitha nivelet.

Ish-deputeti demokrat Luciano Boçi ka ironizuar kryeministrin Rama që i ka shumë për zemër Kadrinjtë, duke e pyetur nëse do ta quaj edhe Departamentin Amerikan të Shtetit, DASH Kadriu pas Eurokadrinjve

POSTIMI I BOCIT:

‘DASHKADRIU DHE RAMËZIU’

Pas Kadrijve e Eurokadrijve, i erdhi rradha DashKadriut të shprehë realitetin e zi të Shqipërisë.

Nuk e kam fjalën për Dash Kadriun, komshiun tim të urtë që nga mllefi për ikjen e fëmijëve larg, për papunësinë e mjerimin që e ka pllakosur, nuk le llaf pa thënë lart e poshtë, për Ramën e Rilindjen.

E kam fjalën për DASH të SHBA, raporti i të cilit konsiderohet si skaneri më i saktë dhe i pakundërshtueshëm i një qeverisje.

Dhe ky raport e konsideron qeverinë shqiptare si:

– Të korruptuar në të gjitha nivelet

– Të paaftë të luftojë krimin e organizuar

– Që e ka shndërruar Shqipërinë e vogël në një nga lavatricet më të mëdha të pastrimit të parave të pista

– Që e ka shndërruar vendin në depon më të madhe tranzitore të narkotikëve

Pas kësaj, Ramëziut i shtohet, me shpejtësinë e ligjërimit të tij të shfazuar dhe një Kadri, por po i shkurtohen ditët e pushtetit me shpejtësinë e erës…’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY