Raporti i DASH, PD: Shqipëria nuk e meriton të jetë portë për...

Raporti i DASH, PD: Shqipëria nuk e meriton të jetë portë për shpërndarjen e drogës nëpër Evropë

97
0
Shares

Ish-deputeti I PD, Enkelejd  Alibeaj e ka cilësuar raportin e fundit të DAP si skaneri i qartë për gjendjen alarmante në të cilën Rama dhe qeverisja e tij e ka futur Shqipërinë.

Duke cituar ato që theksonte raporti, Alibeaj shton se zgjidhja e vetme e mbetur, është vetëm shembja e domosdoshme e këtij pushteti të kriminalizuar, si burimi kryesor i kësaj pasqyre fatkeqe ku e ka zhytur Shqipërinë sot.

DEKLARATË ENKELEJD ALIBEAJ

Shndërrimi i Shqipërisë në parajsën e krimit të organizuar dhe pastrimit të parave është projekti politik me të cilin Edi Rama erdhi në pushtet dhe po mban pushtetin.

Raporti më i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit skanon qartë gjendjen alarmante ku ka futur vendin qeverisja kriminale e Edi Ramës.

Raporti i DASH thekson se:

• Shqipëria është një vend burim i kanabisit
• Shqipëria është shndërruar në rritje në një vend transiti për kokainën dhe heroinën, që komandohet gjerësisht nga elementë të krimit të organizuar që lëvizin drogat e paligjshme nga vendet e burimit drejt tregjeve evropiane
• Droga e seksustruar dhe arrestimet janë shtyrë gjerësisht nga bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë dhe presioni në rritje ndërkombëtar
• Evidentohet ndërtimi i laboratorëve të përpunimit të kokainës dhe të heroinës në Shqipërinë qendrore dhe veriore.
• Korrupsioni në çdo nivel të qeverisjes kufizon efektivitetin e luftës ndaj drogës dhe se korrupsioni është i përhapur gjerësisht dhe ushqen një ambient në të cilin trafikantët e drogës kanë gjerësisht mundësinë të veprojnë pa u ndëshkuar.
• Qeveria e Shqipërisë nuk ka bërë një progres domethënës lidhur me parandalimin e pastrimit të parave dhe krimeve financiare gjatë vitit 2018. Shqipëria mbetet në rrezik domethënës për pastrimin e parave për shkak të korrupsionit të shfrenuar dhe institucioneve të dobëta qeverisëse dhe ligjore.
• Shqipëria evidentohet si bazë për veprimtarinë e organizatave kriminale që veprojnë në SHBA, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut.

Edi Rama dhe Qeveria e tij kriminale arriti ta klasifikojnë Shqipërinë si prodhues dhe eksportues të sasive domethënëse të marijuanës, kryesisht për përdorim evropian dhe ta kthejë vendin tonë në një vend tranzit për heroinën dhe kokaniën afgane, duke shërbyer si një portë kyçe për shpërndarjen e heroinës nëpër Evropë.

Në këtë mënyrë, narkoshteti i instaluar eshte realiteti i hidhur qe i ofrohet shqiptarëve. Që Shqipëria të mos shërbejë si bazë për veprimtarinë e organizatave kriminale rajonale, siç thekson Raporti i DASH, është e domosdoshme që të largohet përgjegjësi i kësaj situate.

Zgjidhja e vetme e mbetur, është vetëm shembja e domosdoshme e këtij pushteti të kriminalizuar, si burimi kryesor i kësaj pasqyre fatkeqe ku e ka zhytur Shqipërinë sot.

Edi Rama është vetëm me nje grusht trafikantësh dhe oligarkët që mbrojnë pushtetin e tyre kriminal.

Shqiptarët janë ngritur në këmbë për të mos e lejuar Edi Ramën që ta shndërrojë zyrtarisht Shqipërinë në një narkoshtet.

Shqiptarët e bashkuar do të fitojnë. Shqipëria nuk meriton të jetë portë kyçe për shpërndarjen e kokainës dhe heroinës nëpër Evropë. Shqipëria meriton të jetë si gjithë Europa dhe ashtu do të jetë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY