Lleshaj i akordon ‘Medaljen e Nderit’ efektives që humbi gishtat në protestë

Lleshaj i akordon ‘Medaljen e Nderit’ efektives që humbi gishtat në protestë

101
0
Shares

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka vlerësuar me ‘Medaljen e Nderit’ efektiven Ina Nuka, e cila humbi gishtat në protestën e banorëve të Astirit.

Gjatë ceremonisë së zhvilluar në Ministrinë e Brendshme, Leshaj i shprehu mirënjohjen efektiven për kontributin dhënë në shërbim të qytetarëve

“Kam vendosur që në shenjë mirënjohje t’ju akordojë një “Medaljen e Nderit” të Ministrit të Brendshëm, duke ju thënë që përmes saj shpreh gjithë konsideratat dhe vlerësimin tim si ministër i Brendshëm, por edhe të Ministrisë së Brendshme dhe të gjithë Policisë së Shtetit, për angazhimin tuaj,”-tha Lleshaj.

Nuka u dëmtua rëndë në dorë me kapsollë gjatë protestës së banorëve të Astirit më 22 nëntor 2018, përpara selisë së Kuvendit.

Ajo iu nënshtrua disa ndërhyrjeve të specializuara mjekësore në Turqi, për të cilat u kujdes vecanërisht Kryeministri Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY