I dërguari nga Kryeministria, Hyseni flet greqisht në Finiq: Të gjithë ndjehemi...

I dërguari nga Kryeministria, Hyseni flet greqisht në Finiq: Të gjithë ndjehemi nga pak grekë

178
0
Shares

Festa Kombëtare e Greqisë ka bërë bashkë partitë minoritare në Shqipëri. Gjatë festës së zhvilluar  në Finiq kanë qënë të pranishëm kryetari i bashkisë së Finiqit, Leonidha Kristo, përfaqësuesi i kryeministrisë, Alket Hyseni, kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, kryetari i Partisë MEGA, Kristaq Kiço, zëvendëskonsulli i Greqisë në Gjirokastër, Kostandinos Niqelis, deputeti i PS, Andrea Marto, si dhe deputetë të parlamentit grek.

Nga emrat e lartpërmendur vihet re se se janë bërë bashkë drejtuesit politik të partive që përfaqësojnë minoritetin, por që aderojnë ca majtas e ca djathtas.

Ajo çka çuditi të gjithë është se përfaqësuesi i Kryeministrtisë foli në greqisht. “Sot do flas greqisht, pasi sot të gjithë ndihemi pak grekë”, – ka thënë në përshëndetjen e tij, Alket Hyseni, përfaqësues i kryeministrisë. – “Ju përcjell urimet e kryeministrit Rama dhe deputetit Damian Gjiknuri. Jam i sigurt që vitin tjetër do të festojmë në qendrën e re këtu”, vijoi ai.

Alket Hyseni ishte deri para një muaji drejtor i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave ndërsa tashmë Rama e ka punësuar si jurist në Kryeministri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY