Premtimi i Bashës: Asnjë kufizim për mediat, në asnjë ngjarje politike të...

Premtimi i Bashës: Asnjë kufizim për mediat, në asnjë ngjarje politike të Partisë Demokratike

85
0
Shares

Teksa ndodhet me gazetarët në një tryezë diskutimi me titull “Liria e medias në funksion të mbrojtjes së demokracisë”, Kryetari i PD ka deklaruar se nuk do të ketë kufizime për mediat.

Basha iu referua rasteve që gazetarët sollën gjatë diskutimeve, ku kërkuan që të jenë të lirë të raportojnë në ngjarjet politike.

Në dijeninë time askush nuk ka penguar ndjekjen e aktiviteteve të opozitës, por nëqoftëse është kështu, le ta bëj reflektimin sot dhe publikisht para të gjithëve. Absolutisht, në asnjë aktivitet publik timin si kryetar i opozitës, apo të bashkëpunëtorëve të mi, nuk ka për të pasur asnjë kufizim të pranisë mediatike.

Unë e di se aktivitetet e mia janë transmetuar live në facebook, të plota, pa prerje, nuk është prerë as fillimi, as fundi. Megjithatë, për t’ju përgjigjur një kërkese konkrete të ngritur sot, po ju them sot se asnjë kufizim nuk do të ketë në asnjë ngjarje politike të Partisë Demokratike, në veçanti timen si kryetar i Partisë Demokratike”, – theksoi Basha.

LIVE – Liria e medias në funksion të mbrojtjes së demokracisë dhe interesit publik.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Vendredi 29 mars 2019

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY