Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma është fotografuar sot teksa ka zhvilluar një takim ime ambasadorin e OSBE-së, Bernard Borchard.
Në fotot e realizuara nga LSA në një prej hoteleve të njohura të Tiranës, vihet re se ish-deputetja demokrate ishte duke zhvilluar një takim informal me kreun e OSBE-së.
Nuk dihet se çfarë është fokusi i bisedës së tyre, por kujtojmë që OSBE ka mbajtur një qendrim jo të mirë ndaj vendimit të opozitës per djegien e mandateve.
Borchard në prononcimin e fundit publik ka thënë se ka kërkuar që të mos bojkotohen zgjedhjet dhe se ky qëndrim do të ishte një shembull i keq për rajonin.
Madje kreu i OSBE-së ka lënë të kuptohet se do i njohin zgjedhjet e ardhshme vendore edhe nëse opozita nuk merr pjesë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/