VIDEO/Eshtë ndarë me Ronelën? Zerka i paqartë në intervistat e fundit

VIDEO/Eshtë ndarë me Ronelën? Zerka i paqartë në intervistat e fundit

111
0
Shares

Ka disa ditë që përflitet se dyshja e njohur Ronela Hajati dhe Young Zerka janë ndarë, pavarësisht së dyshja kurrë se pranoi publikisht se kanë qënë bashkë.

Megjithatë, këngt e tyre, bashkëpunimi i ngushtë kanë bërë që të aludohet se ata kanë qënë për një kohë të gjatë bashkë.

Pak ditë më parë në një intervistë për “Prive”, Zerka u shpreh se Ronelën e ka pasur gjithmonë xhan, por nuk ka dashur ta komentojë gjatë këtë gjë.

Ndërsa kur ishte i ftuar të premten e një jave më parë në “The Voice of Albania” tha se është beqar, por dhe tokë e zënë. Ndërkohë ditën e sotme Young Zerka i ka bërë konfuz të gjithë fansat në lidhje me këtë çështje.

Ndërkohë i ftuar në emisionin “Trokit” ai ka treguar se historia me Ronelën vazhdon ende.

Kur u pyet nga moderatori nëse kanë dalë titrat “The End” të filmit ai u përgjigj: “Jo akoma s’kanë dalë titrat. Ke parë ti të kem nxjerrë unë gjë titra. Historia vazhdon. Ne me Ronelën na lidhin shumë gjëra në studio, ajo është shumë e talentuar”. Në këtë mënyrë këngëtari i ka lënë të gjithë sërish të aludojnë se janë bashkë.

Ronela nga ana tjetër nuk ka reaguar ende për thashethemet për ndarje, por së fundmi ka publikuar këngën e fundit të titulluar Pa dashni qe gjithashtu na konfuzon. A ja kushtuar Zerkës?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY