“Shqipëria burim i kanabisit”, ish-deputeti ironizon: DASH është kazan që do të...

“Shqipëria burim i kanabisit”, ish-deputeti ironizon: DASH është kazan që do të njollosë Kryeministrin

74
0
Shares

Pas publikimit të raportit të DASH, ka ardhur dhe reagimi i parë nga radhët e Partisë Demokratike.

Sipas raportit të DASH, Shqipëria është konsideruar një vend prodhimi të kanabisit dhe po bëhet gjithnjë e më shumë një vend tranzit për drogat e forta si kokaina dhe heroina. Po ashtu, në raport theksohet se trafikantët mbeten të favorizuar dhe nuk ndëshkohen për shkak të korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisë.

Këto fakte janë ironizuar nga nënkryetari i PD, Edi Paloka, i cili në një status në rrjetet sociale pasi rendit faktet e raportit, shkruan se ky departament ose nuk përfaqëson Shtetet e Bashkuara, ose janë ‘kazan’ që duan të njollosin kryeministrin Rama.

REAGIMI I PLOTE

DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT:

“Shqiperia vend i prodhimit te kanabisit dhe tranzit per drogat e forta”
“Shqiperia vend pastrimi parash”

“Korrupsion ne te gjitha nivelet e qeverise”
“Korrupsioni zyrtar nxit mjedisin per krimin dhe trafikantet”

“Shkalla e larte e papunesise dhe sundimi i dobet i ligjit , kane krijuar ambjent ideal per krimin e organizuar”

TANI OSE DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT NUK PERFAQESON SHTETET E BASHKUARA , OSE EDHE ATA JANE “KAZAN “ QE DUAN TE NJOLLOSIN EDVIN RAMEN ( Duhet pare dhe cfare mendon ambasada shqiptare ne Washington per kete ceshtje)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY