Premtimi për hapjen e negociatave? Godet Holanda: Kërkojmë kthimin e vizave për...

Premtimi për hapjen e negociatave? Godet Holanda: Kërkojmë kthimin e vizave për shqiptarët

105
0
Shares

Holanda prej disa kohësh e ka shfaqur hapur skepticizmin e saj përsa i përket integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian, kur disa herë ka listuar problemet më madhore që nuk e lejojnë Shqipërinë të shkojë më tutje.

Këto pikëpamje janë reflektuar dhe në artikullin e fundit të gazetës prestigjiozë holandeze, ‘De Telegraaf’, e nëse këto do të bëheshin realitet, premtimi i qeverisë se do të antarësohemi shumë shpejt, do të mbetet një ëndërr.

Në gazetë flitet për kërkesën që partitë politike në Holandë kanë për ti rikthyer vizat për shqiptarët. Gazeta argumenton se kjo do të jetë e vetmja mundësi që të frenohen krimi i organizuar shqiptar në shtetin e Holandës.

Kjo masë drastike është mbështetur nga 3 parti kryesore në Holandë, ndër të cilat Partia Socialiste, Partia për Liri dhe Partia Demokristiane. Sipas deputetit Fritsma problemet nisën kur u liberalizuan vizat. “Për këtë mund të prisje, kriminelët përfitojnë kur ska kontrolle.”

Edhe deputetja Van Toorenburg, antare e të njëjtës forcë politike të Ministrit Holandez për Drejtësi dhe Siguri Grapperhaus, kërkoj direkt rikthimin e vizave për Shqiptaret. “Unë dua të di kë fusim në shtëpi, do vi shumë shpejt një debat me ministrin.”

Anëtari i Partisë Socialiste në Kuvendin e Holandës mbështet këtë mase “Duhet niset një procedurë emergjente për të rikthyer vizat”.

Mbetet për t’u parë në seancën e radhës të planifikuar me tematikën “krimi organizuar shqiptar në Holandë” nëse një shumice e deputetëve do të mbështesin propozimin e 3 partive kryesore për të rikthyer vizat për Shqiptarët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY