Dil ne debat o kryemashtrues! PD i kthehet deklaratave te Velise per...

Dil ne debat o kryemashtrues! PD i kthehet deklaratave te Velise per Tiranen

123
0
Shares

Zedhenesja e PD, Ina Zhupa ka reaguar ashper sonte fill pas nje interviste te Erion Velise ne Opinion. “Ne 4 vjet, Erion Veliaj asnje debat politik, sepse i zbulohen mashtrimet dhe mbytja e Tiranes me ndertime”, deklaron Zhupa permes nje postimi.

Deklarata e Zhupes:

Monologjet e Veliajt, tmerri nga e verteta!

Dil ne Debat o kryemashtrues, hajde flasim per te vertetat e Tiranes! Le te na gjykojne qytetaret pastaj!

Nuk ka ne 4 vjet asnje debat me perfaqesues politik perballe, sepse ka frike se del mashtrues dhe i humbur. Del pa dokumenta vetem perballe analisteve dhe gazetareve qe te bej retorike dhe propagande.

Vrasjen e Ardit Gjoklajt sot e kemi pa fajtor dhe fajtorin kryesor e shikojme ne tv sepse blen prokurorin. Del e na thote qe nuk ishte ne Sharre, kur ai ka qene punonjes i landifillit dhe ka foto edhe me uniformen ku shkruan Bashkia Tirane!

Devijimin e Lanes per llogari te pronesise se Edmond Begos e quan drejtim te lumit, qe mos kete lumi zig zage, justifikimi me banal qe kam degjuar.

Rekordin e lejeve te ndertimit kerkon te na e shesi si projekte publike kur mjafton te shikojme kullat qe jane bere kudo neper Tirane dhe ndertimet e tjera, dhe cdo emer qe fshihet pas. Tiranen e ka kthyer ne sherbetore te mafias se pastrimit te parave qe fshihet pas cdo kulle.

Projekte publike te vlefshme ke vetem ato qe te la gati Lulzim Basha, me projekte edhe me fonde gati, por ben mire qe nuk e pranon sepse ndryshe nuk do ishe simbol i mashtrimit.

Qindra afera dhe shkaterrime te tjera te qytetit qe ke bere edhe qe pergatitesh te besh nuk i fsheh dot duke mos pranuar perballjen.

Prano Debat! Prano perballje! Leri monologjet patetike prej aktori te famshem qe je tashme!

Monologjet e Veliajt, tmerri nga e verteta!Dil ne Debat o kryemashtrues, hajde flasim per te vertetat e Tiranes! Le te…

Publiée par Ina K. Zhupa sur Jeudi 28 mars 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY