Lubonja: “Rama po të kishte në dorë pushtetin total, ‘kadrijtë’ do kishin...

Lubonja: “Rama po të kishte në dorë pushtetin total, ‘kadrijtë’ do kishin përfunduar në kampe”

86
0
Shares

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar fjalën e kryeministrit Rama në kongresin e javës së kaluar të PS-së, ku pati një sërë sulmesh për ata që kreu i qeverisë i quajti si “derra”, “kadrinj” e kazanë mediatikë.

Në emisionin të “Pa Ekspozuarit”, Lubonja u shpreh se dukshëm historia vjen njëherë si tragjedi e më pas rikthehet si farsë. Për analistin sulmet e Ramës janë një farsë e madhe, por që tregojnë se nëse ai do të kishte pushtetin absolut në dorë, do të kishte çuar nëpër kampe këdo që do t’i dilte përpara për ta kundërshtuar.

“Zoti Kadri thuaj tashmë! Kjo mund të shikohet në dy kënde. Mund të shikohet me satirë dhe me dramë. Është një lloj tragji-komedie. Po emiton një Enver Hoxhë në një kohë tjetër. Historia përsëritet si tragjedi edhe herë të tjera dhe jo njëherë. Unë e kam me ata derrat që janë të shtrirë  aty para atij. Ata rrinë dhe duartrokasin para atij, kjo është drama e atyre që duartrokasin.

Nuk mund të mos lexosh edhe gjithë inkoshientin e këtij njeriu. Sikur të këtë me vërtet pushtetin e Enver Hoxhës, çfarë do të kishte bërë. Ky do ta kishte mbush me kampe. Ky është një njeri që nuk pranon kritikën.  Ai është një diktator në potencë.  Nuk na thua të paktën faleminderit, sepse këta Kadrinjtë shpëtuan 20 milionë euro”, tha Lubonja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY