Vokshi – Ballës: “E di që mendjen e ke te paratë, të...

Vokshi – Ballës: “E di që mendjen e ke te paratë, të ka blerë krimi i organizuar”

94
0
Shares

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi, i ka kthyer përgjigje deputetit socialist Taulant Balla që e akuzonte Vokshin se ka paguar protestuesit e opozitës me qëllim për  të dhunuar institucionet dhe për të dëmtuar imazhin e shqiptarëve.

Vokshi shkruan se Balla me shokë nuk hoqën dorë nga metodat e Sigurimit të Shtetit.

REAGIMI I VOKSHIT:

“Nuk hoqën dorë nga metodat e Sigurimit të Shtetit dhe KGB, duke sajuar e shpifur për të baltosur njerëzit e lirë.

Taulant, e di që mendjen e ke vetëm tek paratë. E di që shitesh dhe blihesh lirë tek padroni i rradhës. Meqë të ka blerë krimi i organizuar prej kohësh, po të kujtoj që qytetarët e lirë as nuk blihen dhe as nuk mund të shantazhohen. Keqardhje për nivelin ku është katandisur Partia Socialiste.”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY