Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë në kryeqytet pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Institut.
Mësohet se një grup djemsh të moshës 17-20 vjeçar kanë sulmuar të riun që mbeti i plagosur dhe shokun e tij.
Mësohet se ata kanë pasur konflikt me shokun e të plagosurit.
Ky i fundit ka marrë plagë në fytyrë dhe është transportuar në Spitalin e Traumës për mjekim.
“Rreth orës 16:50 në rrugën “Taulantët”, gjatë një konflikti për motive të dobëta është plagosur me mjet prerës shtetasi I. M., 21 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Policia po punon për kapjen e autorit” thotë policia.
Policia ka shoqëruar në komisariatin numër 3 shokun e të plagosurit për dhënien e dëshmisë.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të plagosjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/