Rama në presion sulmon mediat e huaja: Janë ‘eurokadrinj’, janë të pafajshëm...

Rama në presion sulmon mediat e huaja: Janë ‘eurokadrinj’, janë të pafajshëm se aq dinë

87
0
Shares

Kryeministri Edi Rama i ndjerë në presion nga situatat e fundit, ka filluar sërish me akuzat dhe ironitë ashtu si bën gjithmonë për të devijuar nga cështjet e nxehta.

Rama teksa fliste për ndryshimet në ligjin e Vettingut në Polici ka sulmuar mediat e huaja. Rama listoi disa shifra që sipas tij tregonin që Policia dhe qeveria ka qenë të suksesshme, por shtoi se mediat e huaja janë kadrinj njësoj si mediat në vend pasi kanë bërë pasqyrim të ndryshëm nga realiteti.

“Boja te muret e ministrisë së brendshme është një produkt që do thithet në tregun ndërkombëtar të medias që nuk është pak. Eurokadrijtë që ngjajnë me kadrijtë lokalë, të cilët janë të pafajshëm, se nuk e dinë se c’ndodh në Shqipëri, duhet të ushqejnë opionin publik sesi një tufë njerëzish hedh bojë mbi një isntitucion në një protestë që ka përfshirë Shqipërinë”,- tha Rama.

Nga ana tjetër, Rama me tone tallëse ka folur dhe për protestën e opozitës, të cilën e ka quajtur si tubimi i punonjësve të bashkive të djathta, dhe që vjen vërdallë rrugëve për t’u mbledhur të PD, ku këndojnë himnin.

Kryeministri nuk e fsheh dot irritimin qe i ka dhene fakti qe qytetaret i mblidhen çdo javë dhe kerkojne largimin e tij. Kujtojmë se kjo është protesta e shtatë e opozitës, por siç kanë thënë drejtuesit e PD ata do të protestojnë sa herë që ka seanca plenare. Ndërsa në 13 prill opozita ka thirrur një protestë kombëtare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY