VIDEO/Qytetari gjakoset në protestë: Polici më qëlloi me grusht

VIDEO/Qytetari gjakoset në protestë: Polici më qëlloi me grusht

162
0
Shares

Një qytetar u lëndua gjatë protestës së sotme e cila po mbahet para Parlamentit.

Qytetari ka rrëfyer për mediat dhunën e ushtruar ndaj tij. Ai thotë se polici i ka rënë me grusht, dhe se ai nuk kishte provokuar akte dhune.

“Policia më ra dhe një tjetër i tha ‘’shkele me këmbë”. Polici ma futi në grusht, unë nuk isha duke shtyrë”,tregoi ai.

Protesta e opozitës nisi fillimisht me përplasje teksa policia nuk lejoi banorët e Astirit ti bashkoheshin protestes, duke shtyrë me forcë gratë dhe disa prej gazetarëve.

Nga ana tjetër në Kuvend po vijon seanca me praninë dhe të kryeministrit Edi Rama, ku janë betuar dhe deputetët e rinj Arben Elezi dhe Adriatik Alimadhi, ndërsa mungonte për arsye objektive Ambra Borova.

PROTESTA LIVE

LIVE – Beteja jonë është për një Shqipëri si gjithë Europa. Dhe në Europë, kur qeveria kapet duke vjedhur, ikën qeveria, nuk ndëshkohet populli. #ShqiperiaSieuropa

Publiée par Lulzim Basha sur Jeudi 28 mars 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY