Shehu: Pushtetarëve të sotëm shumë shpejt do t’iu vijë fundi

Shehu: Pushtetarëve të sotëm shumë shpejt do t’iu vijë fundi

88
0
Shares

Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” shkruan se kjo qeveri ka dalë lakuriqe tashmë para popullit dhe transmeton imazhe komike.

Shehu shton se kjo maxhorancë kujton se është “Zoti” përmbi tokë dhe arrin të përcaktojë madje se kush është “pjesa konstruktive e opozitës”. Për Shehun, kjo opozitë është përcaktuar prej elektoratit dhe nuk mund ta gjykojë askush.

Reagimi i Tritan Shehut:

Këtë Rilindje nuk mund ta shpëtojë as “ fija e kashtës” e as “gjethja e fikut” nga “mbytja” prej të vërtetës.

E kapur edhe mbas flokëve të saj për të “mbijetuar”, kjo Maxhorancë kërkon të vendosë çdo gjë para vetes për të fshehur realitetin lakuriq të saj, duke transmetuar kështu veçse imazhe komike.

Dëgjoj që dikush deklaron se drejtimi i Komisionit të Integrimit do t’i jepet përsëri opozitës!

Cilës opozitë?

Opozita është me qytetarët në protesta e përpjekje për të shpëtuar demokracinë e pluralizmin tonë.

Opozita nuk mund të emërohet as të tjetërsohet, atë e ka caktuar elektorati se kush është ajo.

Dikush tjetër që mbasi është vetë përcaktuar si “Zeusi” i diplomacisë sonë, kujton se është edhe “Zoti” i opozitës shqiptare duke përcaktuar me “skeptrin” e tij se cila pjesë e saj është “konstruktive” dhe cila jo!

Dhe “çuditë” vazhdojnë…. për momentin vetëm, se shpejt do t’u vijë fundi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY