Jetonte me vizë turistike, si u kap trafikanti shqiptar i kokainës cilësore

Jetonte me vizë turistike, si u kap trafikanti shqiptar i kokainës cilësore

138
0
Shares

Një 30 vjeçar nga Shqipëria është kapur nga policia e Farnesianës në Itali me “presh në dorë” jo fort larg supermarketit ku ai kryente rëndom “punët e tij”.

Media italiane ka bërë me dije se 30 vjeçari shiste doza kokaine dhe kishte një itinerar të rregullt kur kryente transportin e drogës. I riu qëndronte në Itali me një vizë turistike 3 mujore dhe bëntë “biznes” gjatë qëndrimit të tij në shtetin fqinj. 100 euro doza e kokainës ishte çmimi që shqiptari i kishte vendosur “mallit” të tij me cilësi të lartë. I riu preferonte të parkonte në parkingun e një supermarketi dhe i priste aty klientët. Komunikimi kryhej përmes WhatsApp.

Pas një sërë vëzhgimesh, policia ka vendosur që të kryejë një aksion gjatë natës së të hënës. Në pranga ra shqiptari dhe njëri prej klientëve të tij të “rregullt”, një 49 vjeçar italian i varur nga substanca narkotike. Pas kontrollit në shtëpinë e shqiptarit u gjetën rreth 20 gramë kokainë si një sërë mjetesh për gatitjen e drogës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY