Vrasja e Nardit të Bujtinave, zbulohet identiteti i autorit të dyshuar, burg...

Vrasja e Nardit të Bujtinave, zbulohet identiteti i autorit të dyshuar, burg bashkëpunëtorëve

173
0
Shares

Gjykata e Shkodrës ka dhënë sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për tre të arrestuarit e ditës së djeshme, të cilët dyshohen si bashkëpunëtorë të autorit në vrasjen e Nard Polisë apo siç njihej ndryshe si “Nardi i Bujtinave”.

Bëhet fjalë për Gilbert Toma, Kleandro Toma dhe Alfred Martini, ndërsa Policia ka bërë të mundur idetifikimin e autorit të dyshuar të vrasjes së 36-vjeçarit. Ai është Kristian Sulaj, vëllai i Alfred Martinit por ka ndryshuar mbiemrin.

Një ditë më parë ata kanë mohuar akuzat ndaj tyre në policinë e Shkodrës. Sipas policisë, të tre të arrestuarit kanë ndihmuar ekzekutorin e Nard Polisë me municione luftarake  si dhe i kanë ofruar strehim.

Policia vendore në njoftimin e saj bëri të ditur se dyshohet se këta persona kanë ndjekur gjatë gjithë ditës me mjetin tip ‘Audi’ viktimën Nard Polia.

Kujtojmë se Nard Polia u  qëllua me 20 plumba në fshatin Grudë të njësisë Rrethina në Shkodër. Viktima ndodhej në fouristradën e tij kur është qëlluar. Fouristradën, Ferdinand Polia, sapo e kishte marrë nga servisi dhe pak pasi ka dalë prej tij, është qëlluar për vdekje.

Në makinë ai ka qenë bashkë me një person tjetër, punonjësi servisit, ndërsa në drejtim të tij është qëlluar me automatik.

Së fundmi, mësohet se policia po dhe verifikon të kaluarën e viktimës në Itali për të nxjerrë motiv për vrasjen.Nga informacionet bëhet me dije se 32 vjeçari i njohur edhe si Nard Polia, në vitin 2011 bashkë me 8 anëtarë të një grupi kriminal u arrestuan për trafik kokaine dhe shfrytëzim prostitucioni në një lokal nate në Treviso të Italisë.  Nard Polia la pas vajzën 3 vjeçare dhe gruan shtatzënë, sikurse edhe misterin e një ekzekutimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY