Marku mbledh prokurorët në Tiranë, ultimatum: Mos zvarrisni çështjet “e mbyllura në...

Marku mbledh prokurorët në Tiranë, ultimatum: Mos zvarrisni çështjet “e mbyllura në sirtar”

90
0
Shares
Arta Marku

Kryeprokurorja Arta Marku i ka tërhequr vëmendjen Prokurorisë së Tiranës, dukë i bërë një thirrje.

Ajo ka qenë sot e pranishme në analizën vjetore të Prokurorisë së Tiranës teksa nuk ka hezituar që për një moment të bëhet realiste dhe të bëjë atë që i takon.

Ajo u bëri thirrje prokurorëve për të mos zvarritur çështjet e “mbyllura në sirtar prej vitesh” dhe të mos ulin rendimentin dhe cilësinë e punës për shkak të ngarkesës.

Gjatë fjalës së saj për mediat Marku tha që është punuar shumë nga të gjithë, por ngarkesa e madhe e çështjeve ka ulur efektivitetin.

Kërkoj nga ju ti kushtoni vëmendje çdo çështjeje që ka rëndësi për opinioni publik. Duhet të punohet shpejt.

Ka pasur një zvarritje të pajustifikuar për dosje të ndryshme, dosje që janë kyçur në sirtare prej vitesh. Punoni në çështjet që kanë vëmendje të madhe publike. Mos bëni deklarata për çdo ngacmim të politikës dhe kjo është gjëja që do të ulë spekulimet dhe do rrisë besimin në punën tuaj”,- u shpreh Marku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY