FOTO/Dhe avokatët në Lushnjë bojkot të proceseve gjyqësore, ja gjesti i tyre...

FOTO/Dhe avokatët në Lushnjë bojkot të proceseve gjyqësore, ja gjesti i tyre simbolik

119
0
Shares

Edhe dhoma Rajonale e Avokatisë Lushnjë i është bashkuar kërkesës për bojkot kombëtar të seancave gjyqësore në formë proteste për vrasjen e avokatit Ravik Gurra në Elbasan.

Ata madje kanë bërë dhe një gjest simbolik, duke varur në kangjella veshjet e e tyre. Kujtojmë këtu se avokatët kanë nisur bojkotin 3-ditor të të gjitha proceseve gjyqësore në Shkallë të Parë dhe Apel.

Gurra, i njohur për mbrojtjen e tij në proceset ndaj Emiljano Shullazit apo fisit Çapja, u vra me armë zjarri në qendër të qytetit të Elbasanit rreth orës 19:30 minuta të së premtes (22 mars).

Gurra ka qenë duke pirë kafe në lokal, me një zyrtar të Avokatit të Popullit, ndërsa autori i maskuar i është afruar dhe e ka qëlluar disa herë me pistoletë me silenciator.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY