Pas Elbasanit dhe Korçës, dhe avokatët në Vlorë bojkotojnë proceset gjyqësore

Pas Elbasanit dhe Korçës, dhe avokatët në Vlorë bojkotojnë proceset gjyqësore

85
0
Shares

Pas vrasjes të mistershme të avokatit Ravik Gurra, kolegët e tij janë solidarizuar duke bojkotuar seancat gjyqësore dhe duke paralajmëruar dhe protesta.

Mësohet se dhoma e Avokatisë së Shqipërisë, përfshi atë të Vlorës ka marrë vendimin për bojkot të proceseve gjyqësore, duke iu bashkuar kështu Dhomës së Avokatisë në Elbasan dhe Korçë.

Pas vrasjes se avokatit në Elbasan Ravik Gurra, nga sot bojkoti i avokatëve do të vijojë për tre ditë me radhë.

Gurra, i njohur për mbrojtjen e tij në proceset ndaj Emiljano Shullazit apo fisit Çapja, u vra me armë zjarri në qendër të qytetit të Elbasanit rreth orës 19:30 minuta të së premtes (22 mars).

Gurra ka qenë duke pirë kafe në lokal, me një zyrtar të Avokatit të Popullit, ndërsa autori i maskuar i është afruar dhe e ka qëlluar disa herë me pistoletë me silenciator.

Më pas ai është larguar me një automjet i cili e priste në afërsi të lokalit.

Dyshohet se mjeti është djegur pak metra larg vendit të ngjarjes, ndërsa policia ka ngritur pika të shumta kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY