Protesta e “Astirit”/Policia liron 6 anëtarët e familjes, mban vetëm një brenda

Protesta e “Astirit”/Policia liron 6 anëtarët e familjes, mban vetëm një brenda

81
0
Shares

Pas këmbënguljes së banorëve të cilët qëndruan jashtë deri në orët e vona, banorët e Astirit të arrestuar ditën e djeshme janë liruar.

Mësohet se janë liruar 6 anëtarët e familjes Çejku, të cilët u arrestuan pas protestës së zakonshme të Unazës së Re. Mes të arrestuarve ishte edhe vajza e tyre adoleshente.

Por ndërkohë, njeri prej banoreve, Altin Çejku është mbajtur brenda dhe nuk dihet ende arsyeja.

Nga ana tjetër, nuk bëhet me dije as motive se pse kjo familje u arrestua, ndërsa po protestonin normalisht si ditët e tjera.

Kujtomë këtu që më herët, policia u përpoq të pengonte protestën duke sjellë forca policie të shumta, të cilat u tërhoqën më vonë nga presioni i banorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY