Merret vendimi, Saimir Tahiri do gjykohet te Krimet e Rënda

Merret vendimi, Saimir Tahiri do gjykohet te Krimet e Rënda

170
0
Shares

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të gjykohet tek Krimet e Rënda. Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të mos pushojë çështjen dhe të nisë gjykimit e çështjes ‘Tahiri’

Seanca tek Krimet e Rënda nisi prej orës 10:00 të mëngjesit. Ish-ministri Tahiri ka kërkuar pushimin e çështjes nga gjyqtarja. Por në rast se kjo kërkesë nuk aprovohet, Tahiri do të kërkojë gjykim të shkurtuar por pa pranuar fajësinë në gjendjen që janë aktet, që të mos ketë zvarritje të çështjes.

Prokuroria për Krime të Rënda i mbylli hetimet më 28 shkurt dhe çoi dosjen e Saimir Tahirit në Gjykatë me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY