Frika nga vërtetësia e denoncimeve, Policia paralajmëron kallëzim penal për Berishën

Frika nga vërtetësia e denoncimeve, Policia paralajmëron kallëzim penal për Berishën

101
0
Shares

Edhe njëherë tjetër, policia ka treguar frikën nga e vërteta e denoncimeve që ish-kryeministri Berisha bën publike në rrjetet sociale.

Si e vetmja formë ku qytetarët mund të shprehën lirisht, dhe këtë policia e komanduar nga qeveria, kërkon ta rrëzojë duke e rikthyer si në regjim autoritar.

Policia e Shtetit ka paralajmëruar se do të bëjë kallëzim penal ndaj ish-kryeministri Sali Berisha, për akuzën e shpifjeve.

Në një reagim, policia sqaron se “shtetasi Sali Berisha ka prodhuar dhe postuar në rrjete sociale në vazhdimësi shpifje të panumërta ndaj kësaj organizate ligj zbatuese.

E gjendur nën presionin e pandërprerë të një lumi shpifjesh nga ana e këtij shtetasi, Policia e Shtetit bën me dije se do të reagojë me kallzime penale, duke kërkuar zbardhjen shpejt dhe deri në fund të këtyre shpifjeve, nga Prokuroria”.

Policia thotë se “Publikimet e këtij lloji tentojnë të ndërtojnë një fushatë të mirëfilltë linçimi publik, që ka qëllim të denigrojnë, delegjitimojnë, dekurajojnë dhe pengojnë punën e trupës së Policisë së Shtetit në shërbim të Kushtetutës, ligjit e qytetarëve. Policia e Shtetit do ta adresojë në rrugë ligjore këtë tentativë të papranueshme dhe do të mirëpresë hetimet që do të provojnë bazën e çdo akuze nga ana e z.Berisha.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY