Haradinaj e shkarkoi nga posti i lartë, serbja nuk e ul hundën:...

Haradinaj e shkarkoi nga posti i lartë, serbja nuk e ul hundën: Le të ma dëshmojnë të kundërtën

104
0
Shares

Mediat kosovare publikuan dje informacionin se Kryeministri Ramush Haradinaj kishte liruar nga posti i zëvendësminstres së Drejtësisë , Vesna Mikiç për shkak të deklaratave të saj.

Kujtojmë së Mikiç u shkarkua pasi shkruajti në Facebook se “NATO me fushatën ajrore kundër Jugosllavisë kreu një gjenocid të qëllimshëm”. Ndërkohë ajo sot njoftoi se do të shkojë në punë sot dhe do të kërkonte një zgjidhje personalisht për inspektim.

Pas vendimit, ajo ka reaguar sërish duke thënë se  Haradinaj të drejtë të zvogëlojë ministrat dhe zëvendësministrat, por se mënyra se si e bëri atë tregon se është “larg nga normat demokratike në Kosovë “.

Isha në atë vend për shkak të popullit tim dhe nëse bëra një shkelje duke thënë se Serbia po luftonte kundër terrorizmit shqiptar, le të ma dëshmojnë të kundërtën”, tha ajo për RTS.

Shefi i Qeverisë ka deklaruar se individët që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike nuk kanë vend në institucionet e Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë etnike.

Në Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës, nuk kanë vend individët, pavarësisht përkatësisë etnike, që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike. Aq më tepër kur shteti i Kosovës është krijuar pikërisht në bazë të këtyre vlerave”.

“Deklarata e zëvendësministres në Ministrinë e Drejtësisë, Vesna Mikiq, se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb, janë të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes, që sanksionohen me Kushtetutë dhe ligj. Prandaj, sot kam liruar nga detyra zëvendësministren Mikiq”, shkruante Haradinaj në Facebook.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY