Vasili: Vetëm emigracioni iu ka mbetur shqiptarëve, po mashtrohen me shifra për...

Vasili: Vetëm emigracioni iu ka mbetur shqiptarëve, po mashtrohen me shifra për ekonominë

94
0
Shares

Ish-deputeti Petrit Vasili thotë se shqiptarëve u ka mbetur vetëm emigracioni për të shpëtuar nga varfëria dhe papunësia.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili duke nxjerrë shifrat që vijne nga paratë e emigracionit, tregon fatkeqësinë e Shqipërisë e cila po braktiset dita ditës për një jetë më të mirë.

Vasili bën përgjegjës qeverinë, e cila nuk merr asnjë strategji ekonomike, por thellon problemin e korrupsionit.

REAGIMI I PLOTE:

Rriten paratë nga emigracioni për shkak të ekonomisë së kriminalizuar e papunesisë tronditëse.

Rriten ne 680 milionë euro si asnje herë më parë në 6 vitet e fundit paratë, që emigrantët ju dërgojnë familjeve në Shqipëri.

Papunësia dhe varfëria kanë bërë që shqiptarët të marrin rrugët e Europës dhe të botës si asnjë herë më parë në gjashtë vitet e fundit.

Kjo ka ka qenë mundësia e vetme e shpëtimit dhe e mbijetesës për ta dhe familjet e tyre.

Asnjë strategji ekonomike, por thjesht improvizime korruptive, rënie drastike e investimeve të huaja për shkak të klimës mbytëse dhe asfiksuese ndaj bisnesit,
taksave të larta, mungesës së shërbimeve dhe administratës së korruptuar tatimore janë shkaqet e një rrënimi ekonomik pa kthim, që rilindja instaloi në këto 6 vjet.

Vetëm zgjidhja dëshpëruese e emigracionit ju ka mbetur shqiptarëve dhe të gjitha deklarimet mashtruese me shifra të genjeshtra për ekonominë vetëm sa e rëndojnë thellësisht gjendjen dhe situatën shoqërore e bejnë shpërthyese.

Shqiptarët praktikisht po debohen masivisht nga shtëpia e tyre e cila është zaptuar nga korrupsioni dhe ekonomia e kriminalizuar dhe e droguar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY