Edhe avokatët e Korçës në protestë pas vrasjes së Ravik Gurrës

Edhe avokatët e Korçës në protestë pas vrasjes së Ravik Gurrës

96
0
Shares

Bashkë me avokatët në Elbasan dhe avokatët e Korçës solidarizohen  pas vrasjes së avokatit të njohur Ravik Gurra. Ata ndërpresin punën për tre ditë si dhe njoftojnë do të protestojnë.

Vrasja e avokatit Ravik Gurra ka tronditur opinionin publik mbarëshqiptar. Për 3 ditë do të ndërpresim dhënien e shërbimeve. Nuk do të ketë shërbime nga e mërkura deri të premten. Vendimi nuk është i vlefshëm vetëm për seancat ku jepen masat e sigurisë. Për avokatët që do të thyejnë këtë urdhër, do të ketë masa disiplinore”, sqaroi dje Dhoma e Avokatisë.

Gurra, i njohur për mbrojtjen e tij në proceset ndaj Emiljano Shullazit apo fisit Çapja, u vra me armë zjarri në qendër të qytetit të Elbasanit rreth orës 19:30 minuta të së premtes (22 mars).

Gurra ka qenë duke pirë kafe në lokal, me një zyrtar të Avokatit të Popullit, ndërsa autori i maskuar i është afruar dhe e ka qëlluar disa herë me pistoletë me silenciator.

Më pas ai është larguar me një automjet i cili e priste në afërsi të lokalit.

Dyshohet se mjeti është djegur pak metra larg vendit të ngjarjes, ndërsa policia ka ngritur pika të shumta kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY